Artisti, Drilon Shoshi sot do të hap ekspozitën e tij ‘8 cepat’.
Shoshi ishte i ftuar në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova, ku bëri të ditur se hapja e saj do të bëhet në KultPlus Caffe Gallery.
Ai tregoi se ku është inspiruar për idenë e kësaj ekspozite, përcjell Klankosova.tv.
"Për "8 cepat" jam bazuar pak te Iliria, që dikur ilirët kanë besuar në diell, ajo që ka figuruar si Zot për ta dhe e kanë pasur si ritual, prandaj kam thënë pse të mos e bëjë këtë në formë të artit, me stilin tim në formë abstrakti e simetrike", u shpreh ai.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.