Sot do të bëhet hapja e ekspozitës së fotografit Arben Llapashtica e titulluar “Dostat e Janjevës”.
Ekspozita hapet në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë sot duke filluar nga ora 19:00, njofton Klan Kosova.
Çdo ndërtesë këtu ka një histori dhe çdo njeri brenda Janjevës ka një rrëfim. Arben Llapashtica i kap ato nëpër kohë të ndryshme. Koha dhe hapësira gjejnë lidhjen në fotografi. Ekspozita vjen si një rrugëtim në të dyja.
"I lindur në vitin 1979, Llapashtica është filmbërës, kameraman dhe fotograf. Që 21 vjet Arbeni punon si kameraman në Kohavision (KTV) dhe drejtor i fotografisë. Ai gjithashtu ka realizuar filma të shumtë dokumentarë si autor, kameraman dhe producent. Për më shumë, është shpërblyer me 20 çmime në gara të videos dhe fotografisë në Kosovë dhe Evropë. Si fotograf, Arbeni ka pasur ekspozita personale dhe kolektive në Kosovë dhe vendet tjera, ku më të fundit ishin në Belgjikë, Kroaci, Austri, Serbi, Itali dhe SHBA.
Ekspozita e tij “Dostat në Janjevës” mbahet në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe mund të vizitohet çdo ditë pune nga ora 9:00 – 18:00.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.