Për 20 vjet me radhë po ekspozohet ekspozita “Kolonia Artistike Draudakum” në Gostivar.
Alban Uskana dhe Alma Tahiri në emisionin “Kosova Today” u shprehën të entuziazmuar lidhur me këtë ekspozitë, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe këtë vit kemi pjesëmarrës nga e gjithë bota, Shqipëria, Kosova, Gjeorgjia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shumë vende të tjera”, tha Tahiri.
Sakaq Uskana shprehu falënderimet ndaj të gjithëve që mbështetën këtë ekspozitë. /klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=OHPsH_pDXyE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.