Sot do të bëhet hapja e ekspozitës “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, në Muzen Kombëtar të Kosovës.
Ky është një projekt i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, që synon paraqitjen e trashëgimisë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive, përcjell Klankosova.tv.
Sipas organizatorëve, ky aktivitet synon të ndikojë në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar me të kaluarën, kulturën dhe traditën e popullit shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri dhe më gjerë.
"Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pa thëna apo të pa shkruara me fjalë. Sa i përket Sanxhakut të Pazarit të Ri forma më e mirë për të dëshmuar të kaluarën shqiptare të tij kujtojmë se është fotografia", thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, përmes këtyre fotografive organizatorët shprehen se synojnë të paraqesin traditën, mënyrën e jetesës, veshjen, kulturës, mjetet e punës, shtëpitë e banimit, ushqimit, si dhe toponimet.
https://www.youtube.com/watch?v=ZFxfEz9vWrY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.