Lajmet e fundit

Ndërkaq, në seancën e kaluar, Kushtrim Kokalla kishte ndarë detaje tronditëse nga nata kritike kur mbeti e vrarë Liridona, raporton Klankosova.tv.
Vetë Naim Murseli ka vazhduar të mbrojë versionin e tij para gjykatës, duke pretenduar se ngjarja ishte një grabitje që kishte për synim vetëm paratë dhe telefonat, pavarësisht përballjes me prova nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, të cilat hedhin dyshime mbi këtë pretendim.
Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Granit Plava, e ka ndryshuar deklaratën e tij gjatë seancës gjyqësore, duke thënë se vrasja është kryer në bashkëpunim me Naim Murselin./Klankosova.tv