Sot me fillim nga ora 13:20, do të mbahet seanca e radhës për rastin e vrasjes së 30-vjeçares Liridona Ademaj.
Njoftimi u bë disa ditë më parë nga juristja e mediave Flutura Kusari, transmeton Klankosova.tv.
Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.
Në seancën e 31 janarit, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt ishte deklaruar i pafajshëm.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.