Studentët në kryeqytetin e Ukrainës do të jenë në gjendje të rifillojnë shkollën sot, përmes mësimit në distancë.
Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi rihapjen të dielën, duke thënë se kurset do të "përshtateshin më shumë me kushtet aktuale...duke përdorur platforma të ndryshme arsimore".
“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake”, tha Vitali Klitschko në një postim në Telegram.
"Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!" tha ai, përcjell Klankosova.tv
OKB vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve të vendit janë larguar nga vendi gjatë luftës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.