Sot, më 31 maj shënohet Dita Botërore kundër Duhanit. Tema e vitit 2024 është “Mbrojtja e fëmijëve nga ndërhyrjet në industrinë e duhanit”.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, kjo temë synon të promovojë ligjet dhe rregulloret që pengojnë industrinë e duhanit të shesë produkte të rrezikshme të duhanit për të miturit. Është jetike të mbrohen të rinjtë nga taktikat grabitqare të marketingut të duhanit, pasi industria shpesh i targeton ata për të fituar prej tyre gjatë tërë jetës, duke çuar në një valë të re varësie, njofton Klankosova.tv.
Në nivel global, vlerësohet se rreth 37 milionë të rinj të moshës 13-15 vjeç përdorin duhan. Fëmijët përdorin cigare elektronike me ritme më të larta se të rriturit në të gjitha rajonet.
"Le të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të avokojmë për zgjedhje më të shëndetshme! Lëre duhanin sot për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme! Mos lejo që industria e duhanit të kontrollojë jetën tënde", bën thirrje ndër të tjera IKShPK-ja.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.