Ka dështuar testi më i fundit i anijes kozmike Starship i prodhuar nga kompania amerikane Space X.
Anija e tipit SN11 u lëshua 10 kilometra në ajër në strukturën e testimit SpaceX në Boca Chica, Texas gjatë ditës së sotme.
I tërë ambienti u mbush me tym ndërsa anija kozmike bëri zhurmë të madhe.
Vetëm dy minuta pas nisjes njëri nga motorët u dogj duke funksionuar vetëm dy të tjerët. Pas një minute e gjysmë u fik edhe një motor tjetër dhe anija mbeti në ajër vetëm me një prej motorëve raptor.
Për të mos mjaftuar të gjitha këto, pasi u ngjit disa metra nga toka anija bëri një rrotullim 90 gradë dhe u rrëzua në tokë duke shkaktuar një shpërthim të madh.
Pasi arriti në pikën e saj më të lartë, anija kozmike (e gjatë rreth 50 metra) u rrotullua 90 gradë dhe u rrëzua në tokë. Pasi ra në tokë anija, që kushton miliona dollarë, nuk i ndezi motorët për një kohë të gjatë.
https://www.youtube.com/watch?v=bDL-ZMRHYrE&ab_channel=NASASpaceflight
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.