SPAK-u ka përfunduar hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit,.
Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie. Kryemadhit i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK ndërsa ish-presidentit shqiptar pritet t’i komunikohen akuzat në orën 14:00.
Ndërkohë Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat u shpreh se hetimet janë shtyrë deri më 15 tetor.
“Hetimet janë shtyrë deri në tetor që ne na janë njoftuar deri më 15 Tetor, kështu që do të shikojmë se çfarë do të ndodhë sot”, tha ajo.
Akuzat do t’iu komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.
Brenda pak ditësh, SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet.
Ilir Meta u prangos më 21 tetor të vitit të shkuar. Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me dosjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, raporton Tv Klan.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.