Ekipi kombëtar tenistik i Spanjës është fitues i edicionit të sivjetmë të Davis Cup, i cili u zhvillua në një format të ri.
Në finalen madrilene spanjollët triumfuan ndaj kanadezëve me rezultat 2:0.
Në ndeshjen e parë Roberto Bautista Agut ishte më i mirë se Felix Auger Aliassime 2:0 (7:6, 6:3), kurse në të dytën Rafael Nadal fitoi ndaj Denis Shapovalov 2:0 (6:3, 7:6), njofton Klan Kosova.
#CANSPA 0-2 (?@DavisCup ) pic.twitter.com/FcbpZFwI7A
— doublefault28 (@doublefault28) November 24, 2019
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.