Përfaqësuesja e Spanjës në hendboll e ka mbrojtur titullin e kampionit duke mposhtur Kroacinë me rezultat 22:20 (12:11).
Kampionët në minutat e fundit shënuan gola vendimtare përmes Abel dhe Dushebaev, kështu duke ia pamundësuar Kroacisë që ta ketë titullin e kampionit, transmeton Klan Kosova.
Më i miri tek spanjollët ishte Abelo me pesë gola, ndërsa Aginagelde, Sarmiento dhe Dushebaev shënuan nga dy gola.
Ndërsa nga radhët e kroatëve më të mirët ishin Duvnjak me pesë gola dhe Karaçiq me katër.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.