Lajmet e fundit

"Luftë për çdo top, nga fillimi deri në fund."
Këtë e premtojnë lojtarët e trajnerët.
"Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. E dijmë forcën dhe pervojën e madhe të kundërshtarit, kemi patur rastin t'i analizojmë disa ndeshje miqësore që kroatët kanë zhvilluar gjate ditëve të fundit. E jona është që të futemi në fushë të luftojmë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje dhe të tregojmë vlerat tona", thotë kapiteni Jon Muqolli njofton Federata e Hendbollit të Kosovës përcjellë Klan Kosova.
Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Në eventet e kaluara Spanja disa herë kishte larguar simbolet e Kosovës.
Por, menjëherë kishte reaguar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit, duke ia tërhequr vërejtjën se do t'i merrte organizimin e Kampionatit Botëror, në rast se përsëritet një gjë e tillë