Federata për Kajakim e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të martë janë njoftuar nga Sekretari Teknik i Federatës për Kajakim të Spanjës se garueses nga Kosova, Blandinë Xhemajlji, i është mohuar e drejta sportive për të garuar me simbole shtetërore.
Federata e ka shprehur shqetësimin për sportistët, për veprimin e Federatës Spanjolle për Kajakim, të cilin e quajti diskriminues.
"Garuesja jonë Blandine Xhemajlji deklaron se nuk do të regjistrohet për garim në këtë event duke u përfaqësuar me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Kajakimit (ICF), dhe njëkohësisht është shumë e shqetësuar për gjendjen e krijuar", thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, FKK-ja i ka bërë thirrje Unionit Evropian të Kajakimit por edhe institucioneve vendore e ndërkombëtare të cilat mbrojnë të drejtat e sportistëve që të mbështesin sportistët nga Kosova.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.