Një grup i specializantëve që po proteston për tri ditë radhazi para Ministrisë së Shëndetësisë, sot ka bllokuar hyrjen e kësaj ndërtese.
Ata kanë tri kërkesa për të cilat po thonë se nuk po u përfillen prej kohësh, raporton Klan Kosova.
Sipas tyre, kjo protestë po mbahet në lidhje me mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.
Për t’u ballafaquar me protestuesit, te hyrja doli Sekretari i Përgjithëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Naim Bardiqi, i cili i sfidoi ata me pyetjen: “A keni me kompenzu këtë mungësë tuajën që jeni këtu sot?”.
Bardiqi vazhdoi tutje duke thënë se Ministria e Shëndetësisë do t’i shqyrtojë të gjitha kërkesat e protestuesve dhe mundësitë ligjore në mënyrë që ato të realizohen.
Mirëpo specializantët, nuk po u besojnë më premtimeve të ministrisë derisa ato të zyrtarizohen në letër.
Doktoresha Kimete Mehmeti i ka thënë Klan Kosovës se premtimet sikur këto të sekretarit Bardiqi i kanë dëgjuar që nga viti 2021.
Specializantët paralajmëruan se protesta e tyre do të vazhdojë deri në plotësim të kërkesave të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=dM-n2Ov-eUs
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.