Prime-i i tretë i spektaklit më të ndjekur në trojet shqiptare, Big Brother Vip 4, solli emocione të forta dhe surpriza të papritura.
Një nga momentet e veçanta të spektaklit të së hënës ishte njoftimi për bashkëpunimin me Grande Frattello, i pari i këtij lloji në historinë e programeve shqiptare.
Përveç brenda në shtëpinë më të famshme emocionet depërtuan edhe përtej saj.
Ishte ky rrëfimi i banores më të re në moshë, Elijonës, që përloti gjithë shqiptarët anë e kënd me historinë e saj tragjike.
Në prajmin e tretë të Big Brother Vip Kosova 4, mbrëmjen e së hënës, 18-vjeçarja tregoi sesi humbi njëkohësisht nënën dhe motrën në aksident.
Andaj, përveç lotëve këtu u dha edhe një mesazh.
Momentet kulminante shkuan edhe më tej kur erdhi koha e nominimeve të cilat e bënë garën edhe më të nxehtë.
Me këso dinamika, supriza, adrenalinë e tensione të mëdha u shoqërua show kryesor në shqiptari duke arritur të thejë rekorde shikueshmërie brenda 24 orëve.
Ndiqeni kronikën për më shumë:
https://www.youtube.com/watch?v=mBXSkJAnWxA
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.