Forcat speciale serbe së bashku me ushtarët bënë stërvitje në aeroportin ushtarak në Beograd.
Krejt këto i pa nga afër i pari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, bashkë me dy mysafirë që i erdhën të shtunën, kryeministrin hungarez, Viktor Orban dhe presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik.
Ushtrime pos nga toka u bënë edhe nga qielli.
Avionët luftarak të prodhimit rus, helikopterë por edhe sisteme kundërajrore ruse e dron që pranoi Serbia së fundmi, nuk munguan në këto stërvitje.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se po e ndjekin me kujdes luftën në Ukrainë se në çfarë mënyre po zhvillohet.
Përpos Serbisë që refuzoi t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtarë kundër Rusisë, Hungaria ka kritikuar vendosjen e tyre.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=jZhAtaDboGE
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.