Alain Robert, i cili njihet edhe si “Spider-mani francez, ka alarmuar policinë angleze pasi që u vërejt duke u ngjitur në njërën nga ndërtesat më të larta të Londrës.
Pas ngjitjes në Dubai’s Burj Khalifa e cila është e lartë 828 metra, Robert ka synuar kullën Salesforce e cila ndodhet në qytetin e Londrës.
Qytetarët brenda dhe jashtë kullës kanë shfrytëzuar rastin që ta filmojnë ngjarjen e rrezikshme, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Gjersa Roberti ngjitej lartë, autoritetet e sigurisë i kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg kullës nëse ishte e mundur.
Ndërsa komandanti i policisë së Londrës, Karen Baxter, ka bërë të ditur se “Spider-mani francez” ishte arrestuar pas ngjitjes në majë.
Here's a video of the guy climbing @salesforce tower #herontower @ReutersWitness @GianlucaMezzo pic.twitter.com/XdWGvXgmiF
— John Belo (@johnbelo) October 25, 2018
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.