Në Spitalin e Ferizajt, për pesë vjet u ndërruan pesë drejtorë.
Lëre që pozita mbeti me ushtrues detyre, por edhe aktualja, Minire Alijaj-Beqiraj, nuk e ka fort të qartë se sa paraardhës pati, raporton Klan Kosova.
Me ushtrues detyre ka gati një vit dhe Spitali i Vushtrrisë.
Shkurt si U.D. në këtë spital ishte radiologu Fitim Meniqi. Aty ai qëndroi veç për gjashtë javë.
Për monitoruesit e shoqërisë civile, mbajtja e spitaleve me U.D. të drejtorëve, viteve të fundit sikur është normalizuar. E fenomeni është tejet shqetësues.
Udhëheqja e spitaleve për kohë të gjatë me U.D. të drejtorit, vlerësohet edhe si rrezikim i ligjshmërisë së vendimeve që merren.
Kronika më poshtë sjell më shumë detaje:
https://youtu.be/eJrjYWoFR9A
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.