Nga Spitali i Gjilanit kanë reaguar në lidhje me lajmet për mungesën e oksigjenit në këtë spital.
Nëpërmjet një komunikate për media nga spitali thuhet se informatat që kanë qarkulluar në rrjetet sociale në emër të spitalit, nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të institucionit dhe nuk janë të vërteta - kjo pasi spitali nuk posedon faqe zyrtare në rrjetet sociale, njofton Klan Kosova.
Në këtë komunikatë thuhet se asnjëherë nuk ka pasur mungesë të oksigjenit.
"Për shkak të sqarimit dhe informimit të drejtë për qytetarët e Gjilanit dhe Republikës së Kosovës, ne si institucion ju njoftojmë se në asnjë
moment nuk ka pasur mungesë në furnizim me oksigjen. Stafi dhe menaxhmeti i spitalit vazhdimisht është i angazhuar për të kontribuar për shëndetin e pacienteve".
"Kërkojmë nga mediat të jenë të kujdesshme në raportim dhe mos të plasojnë informata nga faqet që nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të institucionit. Spitali i Gjilanit ka riorganizuar shërbimet, rastet urgjente trajtohen gjithmonë ne çdo kohë".
"Duke qenë se institucioni ynë ofron vetëm shërbime të nivelit sekondar, rastet që vlerësohen si më të rënda nga ana e profesionistëve, referohen për trajtim të mëtejmë në QKUK" thuhet mes tjerash në komunikatë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.