Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar një listë të terminëve të atyre pacientëve që përgjatë kësaj jave janë ftuar për ta bërë ekzaminimin e rezonancës magnetike.
Listë kjo e publikuar vetëm me numra rendorë në bazë të paraqitjes së pacientëve për termine.
Nga gjashtë sosh janë planifikuar për çdo ditë punë të bëhen, pa i përfshirë rastet urgjente.
Kërkesa dhe referimet për MRI janë të mëdha, dhe deri më tani ky institucion i ka kryer 80 sosh, njofton KlanKosova.
Aktualisht pritja është diku një muaj e gjysmë, dhe terminët kanë shkuar deri në muajin maj. Ky institucion shëndetësor ka vetëm dy radiologë. Së fundmi Spitali i Pejës ka nënshkruar një marrëveshje me ShSKUK-në, në mënyrë që radiologjia në QKUK të ju dalë në ndihmë.
Nisja e ofrimit të këtij shërbimi më të avancuar për diagnostifikim pritet të ndikojë në zbutjen e ngarkesës në QKUK.
Kujtojmë që Spitali i Pejës është institucioni i dytë pas QKUK-së që është pajisur me aparaturën e MRI-së.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=UV7V4Jhq6wc
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.