Ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken ka konfirmuar se dronë kishin fluturuar pranë bazës ajrore Kleine Brogel në verilindje të Belgjikës, të shtunën dhe të dielën në mbrëmje.
Kleine Brogel është një baze ushtarake ku ruhen armët bërthamore amerikane, transmeton Klankosova.tv
“Faza e parë përfshinte “dronë të vegjël për të testuar frekuencat e radios” të shërbimeve belge të sigurisë, pastaj më vonë erdhën “dronë të mëdhenj për të destabilizuar zonën dhe njerëzit”, mund të jenë operacion spiunazhi", tha Francken për transmetuesin publik RTBF.
“I ngjan një operacioni spiunazhi. Nga kush, nuk e di. Kam disa ide, por do të jem i kujdesshëm për spekulimet”, tha ai.
Rusia është fajësuar për një numër shkeljesh të hapësirës ajrore, veçanërisht në Estoni dhe Poloni, në muajt e fundit. Por autorët e një serie fluturimesh misterioze me dronë në Danimarkë dhe Gjermani kanë qenë më të vështirë për t'u identifikuar.
Francken u ankua se Belgjika “po ndjek kërcënimin” që paraqesin fluturime të tilla me dronë.
“Ne duhet të kishim blerë sisteme të mbrojtjes ajrore pesë ose 10 vjet më parë, që mund të përballojnë dronë”, tha ai. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.