Kosova këtë javë ka treguar rezultate shumë të mira në të gjitha fushat e sportit.
Java filloi mbarë me Muhamet Ramadanin i cili e mori Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian për hedhje të gjylës.
Sukseset e sportit kosovar vazhduan në futboll me super paraqitjet e Prishtinës dhe Dritës në Conference League, shkruan Klankosova.tv.
Prishtina arriti ta mposhtë Connah's Quay Nomads me rezultat 4-1, ndërsa Drita arriti ta ndalojë skuadrën e madhe holandeze Feyenoord në barazim 0-0 në Prishtinë.
Vulën sukseseve sportive të Kosovës sot ia dha xhudistja nga Peja Distria Krasniqi e cila arriti ta rrëmbejë Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike "Tokyo 2020" ku në finale e mposhti japonezen Funi Tonaki.
Ajo u bë pjesë e historisë së artë të Kosovës në xhudo duke e fituar medaljen e dytë olimpike, pas asaj që xhudistja tjetër Majlinda Kelmendi e kishte fituar në Rio në vitin 2016.
A mund të bëhet kjo javë edhe më e mirë për sportin kosovar? Këtë mund ta shohim nesër pas paraqitjes së cikës tjetër të artë të Kosovës - Majlinda Kelmendit.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.