Volejbollistet dhe basketbollistët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë shpallur kampionë të Universiadës “Dubrovniku 2018”.
Studentët e UP-së, në mesin e 16 ekipeve përfaqësuese nga rajoni, kanë fituar vendet e para në sportin e volejbollit për gra dhe basketbollit për meshkuj në këtë garë, njofton Klan Kosova.
Për këtë sukses të arritur, rektori i UP-së, Marjan Dema, ka shpërblyer me mirënjohje studentët dhe trajnerët e ekipeve përfaqësuese.
“Ai falënderoi studentët që po lartësojnë emrin e Universitetit të Prishtinës kudo që po marrin pjesë, teksa përgëzoi për suksesin e shënuar dekanin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimin, trajnerët dhe mësimdhënësit e tjerë”, shkruan në faqen e UP-së në Facebook.
“Në anën tjetër, dekani Selimi falënderoi menaxhmentin e UP-së për mbështetjen dhënë FEFS-it në vazhdimësi. Ai shpërbleu me mirënjohje rektorin Dema, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në sport dhe edukim fizik”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të UP-së në Facebook.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.