Kampioni i shumëfishtë i Kosovës në boksin amator, Dielli Vranovci, nga sot do ta vazhdojë karrierën si profesionist.
Boksieri pejan në të kaluarën e ka përfaqësuar Kosovën me disa turne ndërkombëtare, përfshirë edhe lojërat mesdhetare që u zhvilluan në Tarragona të Spanjës ku arriti të kualifikohet deri në luftërat për medalje.
Përgatitjet për debutim si profesionist ai i ka zhvilluar në Vjenë të Austrisë nën përkujdesjen e boksierit të mirënjohur, Shpetim Shala.
Dielli do të ndeshet në kategorinë super welterweight deri 69 kg kundër Osama al A Hassan.
Ky duel do të zhvillohet ne kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ndërkaq Dielli do të ngjitet në ring me flamurin e Kosovës.
●●●
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.