Lajmet e fundit
Edhe Spotify do t'i bashkangjitet trendit të ofrimit të videopërmbajtjeve nga platformat zanore.

Shërbimi popullor për muzikë, Spotify, ka në plan të zgjerohet edhe me përmbajtje me video. Kompania do të mbajë një konferencë për shtyp më 20 maj, ku do të zbulojë më shumë detaje mbi këtë projekt të ri.
Lajmi është bërë i ditur nga Wall Street Journal, e cila raporton se shërbimi me video i Spotify-së do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që janë të abonuar tek shërbimi si dhe tek ata që nuk janë të abonuar. Spotify madje po kërkon për njerëz që krijojnë video për YouTube-in e Google që të ofrojnë përmbajtje për shërbimin e saj të ri me video.
“Spotify ka nisur bashkëbisedimet me kompani të specializuara në krijimin e videove për YouTube, dhe për prodhimin e përmbajtjeve origjinale, siç bëjnë platformat e tipit Netflix”, shkruan Wall Street Journal.
Spotify ka dërguar ftesat për konferencën që do të zhvillojë në Nju Jork, por nuk ka zbuluar se për çfarë diskutojë në këtë event.