Shkolla e Muzikës në Gjilan ka mungesë të ngrohjes.
Kjo pasi kabllo aktuale në objektin e ri nuk e përballon aktivizimin, gjë që pos që u rrezikon shëndetin, edhe u vështirëson punën nxënësve dhe stafit.
Për të evituar ftohjen, edhe orari i mësimit për nxënësit e muzikës dhe arteve pamore u shkurtua. Udhëheqësia e shkollës, për këtë çështje është në koordinim me drejtorinë e arsimit.
KEDS-i gjatë javës që shkoi bëri një zgjidhje alternative që mësimi të mos ndalet, derisa të vendoset trafo e veçantë që pritet të bëhet më së largu për dy muaj.
https://www.youtube.com/watch?v=m5ubog9TkrA
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.