Rregullatori shëndetësor i Brazilit miratoi Sputnik V, vaksinën ruse kundër COVID-19, por përcaktoi që ajo mund të përdoret vetëm për persona të rritur që gëzojnë shëndet të plot.
Brazili, gjithashtu miratoi Covaxin, një vaksinë indiane kundër COVID-19, raporton The Economist, përcjell Klankosova.tv
Rregullatori fillimisht kishte refuzuar vaksinën Sputnik V në prill, duke përmendur shqetësime mbi sigurinë dhe efikasitetin e saj.
Sputnik V është vaksinë kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë së Kërkimit “Gamaleya” të Rusisë.
Është regjistruar në 11 gusht 2020 nga Ministria Ruse e Shëndetësisë.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.