Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë ka qenë cak i hajnave tri herë në katër ditët e fundit.
Për kryetarin e klubit mitrovicas Abedin Zeka, dëmi është i konsiderueshëm, pasi edhe buxheti me të cilin veprojnë nuk është i madh.
Sipas Zekës, persona të papërgjegjshëm po e shfrytëzojnë këtë, pasi aty nuk ka roje natën e as kamera të sigurisë.
Madje fushën e xehetarëve, sipas të parit të klubit, e frekuentojnë edhe sportist tjerë për vrapim.
Kjo skuadër dëme kishte edhe gjatë muajit janar pasi reshjet atmosferike ia shkatërruan fushën ndihmëse e ku dëmet llogariten të jenë afro 80 mijë euro.
https://www.youtube.com/watch?v=lUaZmdxTRLc
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.