Ekipi i televizionit Klan Kosova, tradicionalisht organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut.
Gjatë së premtes, stafi, ka kontribuuar, meqë nevoja për gjak në Transfuzion është e madhe.
Dhuruesit u deklaruan se këtë veprim e bëjnë shpesh, ngase ndihen mirë edhe me shëndet por edhe emocionalisht.
Përveç Klanit, gjak dhuruan edhe stafi i ArtMotion, Klan Arena, e ata të DLS-së.
Sipas stafit shëndetësorë, nevoja për gjak është në rritje si pasojë e aksidenteve.
https://www.youtube.com/watch?v=lgyGBNze2lU
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.