Data 5 shkurt i bën bashkë ish-punëtorët e Radio Televizionit të Prishtinës.
Pikërisht kjo ditë shënon themelimin e këtij institucioni mediatik që nisi punën pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, e pas një viti u bart në kryeqytet.
Programet që sollën po vlerësohet se RTP-në e ngritën më së larti në Ballkan.
Kjo radio, e më pas edhe televizion, 29 vjet më pas u mbyll me forcë nga masat e dhunshme të Serbisë më 5 korrik të vitit 1990.
Pas luftës në Kosovë, materiali dhe ndërtesat e RTP-së janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=AiCy6y3hTtU
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.