Kryeministri britanik, Keir Starmer, është pritur sot nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim.
Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik viziton Shqipërinë.
Vizitën në Shqipëri kryeministri Starmer e nisi në portin e Durrësit.
Ai pa në terren punën e policisë shqiptare dhe agjentëve të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit të organizuar, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.
NCA është duke ndihmuar policinë shqiptare në parandalimin e trafikut të emigrantëve drejt Anglisë përmes dokumenteve të falsifikuara.
Po ashtu edhe për zbulimin e parave të krimit të cilat tentohen të futen në Shqipëri të fshehura në furgonë mallrash.
Starmer do të zhvillojë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.