Julia Stiles dhe bashkëshorti i saj, Preston J. Cook, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.
Aktorja e
10 Things I Hate About You konfirmoi lajmin e lumtur, me anë të një postimi në Instagram.
“Mirë se erdhe në këtë botë, Baby Arlo! ✨ Shtesa më e re në familjen tonë, duke më kujtuar se sa e pafundme mund të jetë dashuria ?”, ka shkruar ajo te fotoja, ku duken shputat e bebes.
“Klikoni përpara për të parë se si po e përjeton këtë 4-vjeçari im…”, shtoi Julia, duke ndarë një foto të tualetit të saj, i cili ishte mbuluar me shënues të kuq nga djali i saj 4-vjeçar, Strummer.
Julia bëri të ditur se ishte shtatzënë në nëntor, kur mori pjesë në një shfaqje të "The Humans" në New York City.
Ajo dhe Preston u martuan në shtator të vitit 2017.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.