Jagos Stojanoviq nuk është më përfaqësues i Serbisë në Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), zyrë kjo e themeluar me iniciativë të Bashkimit Evropian, pasi u fotografua me një baner me hartën e Kosovës mbi ngjyrat e Serbisë e me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Krenare Gashi që udhëheq me zyrën e RYCO-s në Kosovë.
Sipas Gashit, veprimi i Stojanoviqit, që ndodhi për herë të parë që nga themelimi i këtij institucioni në Samitin e BE-së, nxiti gjuhë të urrejtjes.
Ajo tha po ashtu se të hënën do ta mbajnë aktivitetin e parë, të organizuar nga zyra e RYCO-s në Kosovë, pas dorëheqjes së tij. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=Ys8bt3o5_70
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.