Google Street View veç mundësisë për të parë gjithçka mbi tokë, tani ofron mundësinë që të notoni virtualisht përkrah balenave. Sipas një postimi bë blog, Google ka përditësuar këtë shërbim duke shtuar imazhe të reja nënujore, kryesisht pranë ishujve.
Përveç bukurisë, këto pajme tregojnë edhe shkatërrimin dhe dëmtimin që po u bëhet oqeaneve dhe gjallesave që jetojnë në to.
Pamjet mund të zmadhohen apo të shikohen si imazhe panormamike.
Disa nga më inpresionueset janë një breshkë deti duke notuar dhe një peshkaqen i bardhë duke kërkuar ushqim.
Google ka thënë gjithashtu se do të shtoj vazhdimisht imazhe të reja, për t’u mundësuar shfrytëzuesve të eksplorojnë botën nënujore dhe të bëhen më të ndërgjegjshëm për ndryshimet që po i ndodhin planetit tonë.
https://www.youtube.com/watch?v=4C5EGXqgx8s
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.