Fenomeni i braktisjes së fëmijëve konsiderohet si një ndër fenomenet shoqërore, që gjen hapësirë edhe te shoqëria kosovare.
Mospërkrahja e partnerit dhe familjes gjatë periudhës së shtatzënisë, është një ndër shtytjet që gratë detyrohen të marrin vendime të vështira për të dhe foshnjën, duke e braktisur këtë të fundit menjëherë pas lindjes.
E tani SOS fshatrat e Kosovës kanë filluar me një shërbim të ri, i cili do të jetë në ndihmë të këtyre nënave që ballafaqohen me pasiguri, frikë dhe mospërkrahje për ta rritur të voglin e tyre.
Ora Bytyçi, drejtoreshë e programit të SOS fshatit në Prishtinë, në storien e realizuar në emisionin “Familja Ime” tregon për shërbimin e ri në SOS fshat dhe kushtet që nënat i marrin aty së bashku me fëmijët në mënyrë që të parandalohet braktisja e fëmijëve në vendin tonë.
Bytyçi po ashtu theksoi se nënat kanë mundësi që gjatë qëndrimit aty, të aftësohen edhe në mënyrë profesionale duke ndjekur trajnime të shumta në mënyrë që në të ardhmen e afërt ajo të ketë mundësinë të punojë dhe të krijojë kushte më të mira për të dhe fëmijën.
https://www.youtube.com/watch?v=7QvBGDBJ6BI
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.