Një gjimnaziste në Pensilvani po përballet me një vendim të madh pasi u pranua në 18 kolegje dhe iu ofruan më shumë se 1 milion dollarë bursa.
Brianna Maddonni, grumbulloi gjithsej 1.08 milionë dollarë në oferta bursash, por ajo tha se ende nuk ka vendosur se ku të shkojë.
Maddonni tha se ajo bëri shumë punë për të aplikuar për shkolla dhe bursa, përcjell Klankosova.tv
"Unë e rishikova esenë time të kolegjit disa herë dhe aplikova për të gjitha bursat që munda, dhe nëse ata kishin një kolegj nderi, unë aplikoja në kolegjin e ndereve", tha ajo.
Jasmine Woodson, një këshilltare udhëzuese në shkollën e mesme Interboro, tha se të bësh përpjekje është çelësi për marrjen e bursave.
"Studentët mendojnë se nuk do t'i marrin ato, kështu që ka shumë bursa që janë në dispozicion për studentët për të cilat ata nuk dinë sepse nuk përpiqen", tha Woodson.
Binjakët identikë Denisha dhe Destiny Caldwell bënë bujë në vitin 2021 kur u pranuan në më shumë se 200 kolegje dhe universitete. Motrat së bashku grumbulluan më shumë se 24 milionë dollarë në oferta bursash.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.