Është thelbësore t'i mbani fëmijët parashkollorë larg ekraneve dhe burimeve të tjera të dritës një orë para gjumit, nëse dëshironi që ata të bëjnë një gjumë të mirë gjatë natës, thonë studiuesit.
Kjo për shkak se edhe një ekspozim i vogël i dritës mund të shkaktojë një rënie të mprehtë të hormonit melatonin, që nxit gjumin, sipas ekipit hulumtues në Universitetin e Kolorados Boulder.
“Puna jonë e mëparshme tregoi se një intensitet mjaft i lartë i dritës së ndritshme para gjumit zbut nivelet e melatoninës me rreth 90% te fëmijët e vegjël”, tha autorja e parë e studimit, Lauren Hartstein.
"Me këtë studim, ne ishim shumë të befasuar kur gjetëm shtypje të lartë të melatoninës në të gjitha intensitetet e dritës, madje edhe ato të zbehta," tha Hartstein në një njoftim për lajmet universitare.
Për studimin, Hartstein dhe kolegët e saj vëzhguan 36 fëmijë të shëndetshëm, të moshës 3 deri në 5 vjeç, të cilët mbanin një monitor dore që gjurmonte gjumin dhe ekspozimin e tyre ndaj dritës për nëntë ditë, shkruan Upi, transmeton Klankosova.tv.
Për shtatë ditët e para, prindërit i mbajtën fëmijët në një orar të qëndrueshëm të gjumit për të normalizuar orët e tyre trupore. Në ditën e tetë, studiuesit vendosën plastikë të zezë në dritare dhe mbajtën dritat të zbehura në shtëpitë e fëmijëve për të krijuar një mjedis me dritë minimale.
Në ditën e fundit të studimit, fëmijëve iu kërkua të luanin lojëra në një tavolinë të ndriçuar një orë para gjumit.
Mostrat e pështymës zbuluan se melatonina ishte 70% deri 99% më e ulët në natën kur fëmijët ekspozoheshin në tryezën e dritës sesa në netët e mëparshme me dritë minimale, thanë autorët e studimit.
Sipas studimit të botuar së fundmi në Journal of Pineal Research, kishte pak ose aspak lidhje mes asaj se sa e ndritshme ishte drita natën e fundit dhe rënies së niveleve të melatoninës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.