Sipas një studimi të botuar dje në revistën Sëmundjet Klinike Infektive thuhet se koronavirusi mund të ketë infektuar njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga 13 dhjetori i vitit të kaluar.
Studimi, i cili u krye nga shkencëtarët në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, analizoi dhurimet e gjakut të mbledhura nga Kryqi i Kuq Amerikan nga 13 dhjetor 2019 deri më 17 janar 2020, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
7 mijë e 389 mostra të mbledhura nga nëntë shtete, u testuan për antitrupa reaktivë SARS-CoV-2 që është edhe emri shkencor për koronavirusin që shkakton COVID-19.
Nga mostrat e testuara, të paktën në 106 prej tyre u gjetën të kenë antitrupa për SARS-CoV-2, përfshirë ato të mbledhura nga California, Oregon dhe Washington nga 13 dhjetor deri më 16 dhjetor 2019.
"Infeksionet e SARS-CoV-2 mund të kenë qenë të pranishme në SHBA në dhjetor 2019, më herët sesa të njohura më parë", shkruajnë autorët.
Kujtojmë se rasti i parë me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u raportua më 21 janar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.