Sipas një studimi të fundit, çdo vit, të paktën 40 milionë gra përjetojnë një problem shëndetësor afatgjatë pas lindjes e fëmijëve.
Më tej thuhet se shumë gra, edhe nëse kanë një lindje natyrale të pakomplikuar, do të kenë komplikime pas lindjes, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
Pas lindjes mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, që prek më shumë se një të tretën e grave pas lindjes, dhimbje të mesitmosmbajtje urinare, ankth, depresioni, frika nga lindja dhe infertiliteti dytësor.
"Shumë kushte pas lindjes shkaktojnë vuajtje të konsiderueshme në jetën e përditshme të grave shumë kohë pas lindjes, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht, dhe megjithatë ato janë kryesisht të nënvlerësuara dhe jo shumë të njohura", shkruan autorët.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.