Një studim i ri ka zbuluar se pothuajse tre të katërtat e grave në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se mbajnë barrën më të madhe të punëve të shtëpisë, krahasuar me vetëm 35 përqind të burrave.
Mbi gjysma e britanikëve thonë se ata dhe partneri i tyre ende kanë vendosur punët e shtëpisë pavarësisht se shumica e çifteve mendojnë se punët e ndara në bazë të gjinisë janë të vjetruara, e kjo sipas një sondazhi ku morën pjesë 2 mijë njerëz.
Rezultatet treguan se meshkujt kanë më shumë gjasa të presin barin, ndërsa gratë zakonisht marrin përsipër fshirjen dhe larjen e rrobave.
Analiza, e cila u krye nga University College London dhe u botua në revistën “Work, Employment and Society”, zbuloi se gratë bëjnë afërsisht 16 orë punë shtëpie çdo javë, derisa burrat afër gjashtë, shkruan The Independent, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë bllokimit të parë për shkak të COVID-19, studiuesit në London School of Economics shqyrtuan sesi pandemia kishte ndikuar në kryerjen e punëvë të shtëpisë.
Ata raportuan se si burrat ashtu edhe gratë kryenin më shumë punë të shtëpisë gjatë kohës kur ishin në pushim ose punonin nga shtëpia.
Sidoqoftë, hulumtimi gjithashtu tregoi se kjo nuk bëri që të ndryshoi ndarjen gjinore të punëve të shtëpisë, duke thënë se në pothuajse të gjitha rastet gruaja kontribuoi me pjesën më të madhe të këtyre punëve.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.