Sipas një studimi të ri, të botuar të martën në revistën BMJ Medicine, gratë që morën vaksinën kundër COVID-19 raportuan disa ndryshime në ciklin menstrual, por ndryshimi ishte i përkohshëm.
“Krahasuar me grupin e pavaksinuar të vaksinuarit kishin një ndryshim në gjatësinë e ciklit menstrual prej më pak se një ditë me dozat e vaksinës së parë dhe të dytë”, shkruajnë autorët e studimit nga universitetet në Oregon, Massachusetts, Londër dhe Edinburg.
Grupi i vaksinuar pati një ndryshim në kohëzgjatjen e ciklit prej rreth 0.71 ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, thanë autorët. Ata sqaruan se ndryshimet në gjatësinë e ciklit nuk vazhduan në ciklin pas vaksinimit, përveç grupit që mori dy doza në një cikël.
Ndryshimet dukej të ishin të ngjashme pavarësisht llojit të vaksinës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në studim morën pjesë rreth 20,000 njerëz, që përfaqësojnë mbi 250,000 cikle, të cilët regjistruan të dhënat e tyre duke përdorur një aplikacion midis 1 tetorit 2020 dhe 7 nëntorit 2021.
Të anketuarit ishin kryesisht nga Evropa, SHBA-ja dhe Kanadaja. Rreth dy të tretat e 15,000 pjesëmarrësve të vaksinuar kishin marrë vaksinën Pfizer/BioNTech, megjithëse pjesëmarrësit kishin marrë edhe vaksinat Johnson & Johnson, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.