Një studim i fundit ka zbuluar se vitaminat C dhe E ndikojnë në përhapjen e kancerit të mushkërive.
Shkencëtarët suedezë, theksuan se njerëzit me çdo formë kanceri, duhet të shmangin ndryshimin e dietës së tyre.
Sipas tyre, marrja e suplementeve në krye të një diete të shëndetshme të pasur me vitaminë C dhe E, mund të inkurajojë përhapjen e sëmundjes, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Vitamina C gjendet kryesisht në fruta dhe perime si limonët, specat, luleshtrydhet, rrushi, brokoli dhe patatet.
Kjo vitamin punon duke mbrojtur qelizat, duke mbajtur lëkurën, enët e gjakut, kockat dhe kërcin e shëndetshëm dhe nxit shërimin e plagëve.
Pra, sipas studimit, vitaminat duhet të merret me anë të ushqimit dhe jo të suplementeve.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.