Të paktën 80 fluturime hyrëse dhe më shumë se 70 fluturime dalëse u anuluan në Aeroportin Schiphol të Holandës të shtunën.
Sipas “Schiphol”, fluturimet u anuluan për shkak të stuhisë Amy, e cila po lëviz në të gjithë vendin, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Instituti Mbretëror Meteorologjik i Holandës (KNMI) lëshoi një paralajmërim për stuhinë Amy, ku erërat mund të arrijnë shpejtësinë 90 km/orë përgjatë bregdetit holandez dhe deri në 75 km/orë në zonat e brendshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.