Shtëpia ku jeton Adnan Krasniqi me 6 anëtarët e familjes ka nevojë për meremetim.
Për këtë i riu nga komuniteti egjiptian që jeton në Fushë Kosovë bëri kërkesë dhe është optimist për subvencionim në Ministrinë për Komunitete e Kthim.
Sikur ky, janë rreth 3 mijë qytetarë nga krejt komunitetet që dorëzuan kërkesat në këtë ministri, për të përfituar një nga 7 thirrjet.
Interesimi për thirrjen, që mbyllet të hënën, ishte i madh, çka e befasoi edhe kreun e këtij dikasteri. Për këtë kategori, qeveria ka ndarë 2 milionë euro, që po vlerësohen si të pamjaftueshme.
Vetë Rashiqi, vlerëson se kjo shumë do të përmbushë 15 për qind të aplikimeve, por pret nga Ministria e Financave që këtë shumë ta rrisë.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=4B2tH91wPBM
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.