Në parkun e qytetit të Gjakovës u tha të ketë ndodhur një vjedhje fort e rëndë.
Por, ndodhinë e para dy ditëve nuk e pa kurrkush e madje as kamerat e sigurisë të vendosura në disa kënde të qytetit. Kjo sepse në fakt ajo nuk ndodhi ndonëse ngjarja u raportua në polici, njofton Klan Kosova.
Këtyre të fundit iu deshën vetëm dy ditë që të kuptojnë se ngjarja ishte trilluar nga viktima, shtetasja suedeze që donte të përfitonte nga sigurimi i shtetit ku jeton.
32-vjeçarja u intervistua në praninë e përkthyesit derisa më pas me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=O4UiySgP4dE
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.