As edhe një vend nuk kundërshtoi.
Të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, unanimisht, nënshkruan protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën me të fortë ushtarake në botë.
Ky vendim, që u nxit nga lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë, u konsiderua si një hap historik nga kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Me 32 shtete në aleancë, ne do të jemi edhe më të fuqishëm dhe njerëzit tanë do të jenë edhe më të sigurt teksa ne përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada".
Ky unitet gëzoi edhe diplomatin e Finlandës.
"Sot jam i kënaqur që shoh nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit nga të gjithë aleatët e NATO-s. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e aleancës për anëtarësimin e Finlandës. Pres me padurim një proces të shpejtë ratifikimi", tha ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto.
Anëtarësimi i dy shteteve do të kompletohet kur të marrin edhe një miratim legjislativ në kryeqendrat e aleancës veriatlantike.
Megjithatë, secili shtet i NATO-s ka sfida dhe procedura të ndryshme ligjore që duhet të kalojnë e që mund të marrin edhe disa muaj të tjerë, që zyrtarisht Finlanda dhe Suedia të bëhen anëtare të NATO-s.
https://www.youtube.com/watch?v=FEkebm3nSuw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.