Komuna e Suharekës të mërkurën e ka shpallur ditë pastrimi, meqë edhe komunarët edhe qytetarët janë organizuar për të mbledhur mbeturina në fshatra e qytet.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, tha se kështu po e festojnë liberalizimin e vizave.
“Evropa nuk na pranon kështu, për me hy atje duhet me qenë të pastër”, u shpreh Muharremaj.
Ndërkohë, qytetarët që morën pjesë në këtë organizimin si vullnetarë u shprehën se iniciativa të tilla duhet të bëhen më shpesh në mënyrë që qyteti i tyre të jetë më i pastërti.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=UjfQ6rCbKVI
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.