Në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulmi fizik ndaj një gruaje.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 10 mars rreth orës 21:10, kur dy femra, pas një mosmarrëveshjeje verbale, e kanë sulmuar fizikisht një tjetër, transmeton Klankosova.tv.
Pas incidentit, të dyshuarat janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të rastit.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.