Gjatë natës , dhe për herë të dytë këtë javë, dronët kanë ndërprerë aktivitetin në aeroportet e Danimarkës.
Këtë mëngjes, autoritetet daneze e kategorizuan atë si një "sulm hibrid" që erdhi nga një "aktor profesional", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ministri i Mbrojtjes Treols Lund Poulsen, deklaroi se fluturimet e dronëve gjatë natës mbi hapësirën ajrore daneze përfaqësojnë një “sulm hibrid” që duket të jetë vepër e një “profesionisti”, por që dronët nuk u lëshuan nga një distancë e gjatë dhe se aktualisht nuk ka prova për përfshirjen e Rusisë.
Poulsen shtoi se, megjithëse ende nuk dihet saktësisht se nga janë dërguar dronët, incidentet tregojnë një kërcënim në rritje dhe kërkojnë një qasje serioze. Ai gjithashtu sugjeroi se mund të ketë një lidhje midis inkursionit të fundit me dron në Kopenhagen dhe incidentit të fundit, por nuk nxori ndonjë përfundim përfundimtar.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.